Hungaria, e gatshme të presë bisedime për paqen në Ukrainë
Hungaria është e gatshme të kontribuojë në përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë dhe mund të ofrojë territorin e saj si vend pritës për bisedime. Kështu u shpreh kryeministri hungarez, Peter Magyar, në një intervistë dhënë gazetës gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung.
“Ne mund të ofrojmë ndihmë diplomatike dhe humanitare, dhe Hungaria gjithashtu mund të shërbejë si një vend për bisedime”, theksoi ai.
Lidhur me garancitë e sigurisë për Ukrainën, Magyar theksoi se kjo është përgjegjësi e bashkësisë ndërkombëtare. “Hungaria nuk mund të luajë një rol vendimtar këtu. Kjo është prerogativë e fuqive të mëdha”, vuri në dukje ai.
