Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, i është bashkuar thirrjeve publike për mbrojtjen e Zvërnecit dhe kundërshton ndërhyrjet që rrezikojnë natyrën dhe trashëgiminë e zonës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Cana ka ndarë një pamje nga Zvërneci, duke theksuar peizazhin e saj natyror. Në foto është vendosur edhe mesazhi: “Kultura, natyra dhe trashëgimia për të ardhmen.”
Ky veprim i ish-kapitenit kuqezi është interpretuar si një shenjë solidarizimi me aktivistët dhe qytetarët që po mbrojnë Zvërnecin, duke kundërshtuar projektet që, sipas tyre, cenojnë një nga zonat më të veçanta natyrore dhe kulturore në vend.
