LIVE SHQIPËRI-IZRAEL/ Rast i pabesueshëm, Mehmeti humbet një gol të sigurt para portës (VIDEO)
Kombëtarja shqiptare do të përballet sot me Izraelin në një ndeshje miqësore që do të fillojë në orën 20:00 në stadiumin “Air Albania”. Kjo do të jetë debutimi për Roland Maran në stolin kuqezi, pasi ai ka marrë drejtimin e ekipit pas bashkëpunimit tre vjeç e gjysmë me Sylvinho.
Maran ka bërë zgjedhje interesante për formacionin. Anis Mehmeti, i cili nuk preferohej më parë nga Sylvinho, këtë herë do të startojë si titullar. Gjithashtu, Juljan Shehu do të jetë në stol, ndërsa Ylber Ramadani rikthehet si titullar. Uzuni mungon për arsye shëndetësore.
LIVE SHQIPËRI-IZRAEL 0-0 NGJARJET KRYESORE
10’ Një rast i artë për skuadrën kuqezi vjen me anë të Hysajt, i cili nis një krosim perfekt nga e djathta drejt Mehmetit. Sulmuesi, i vetëm para portës, gabon duke çuar topin mbi traversë.
8’ Hoxha tenton të afrohet në zonë nga e djathta, por vonon pasimin drejt Mehmetit.
4’ Kombëtarja shqiptare bën një presing të lartë që në fillim të ndeshjes, duke kërkuar topin, ndërsa izraelitët bëjnë pasime në prapavijë.
1’ Kuqezinjtë luajnë topin e parë në stadiumin “Air Albania”.
FORMACIONET ZYRTARE
- SHQIPËRIA: Sherri; Mitaj, Ajeti, Gjimshiti, Hysaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Mehmeti, Broja, Hoxha. Trajner: Rolando Maran
- IZRAELI: Peretz; Revivo, Lemkin, Stoinov, Dasa, Gloukh, Kaniçovski, Peretz, Toriel, Turgmen, Solomon. Trajner: Gal Kohen
PANORAMASPORT.AL
