Tension në Shqipëri-Izrael, kartonë të verdhë dhe provokime

Ndeshja miqësore Shqipëri-Izrael pati momente tensioni. Në minutën e 73-të, kur Oskar Gloukh shënoi golin që zhbllokoi rezultatin për Izraelin, vendosi të provokonte tifozët shqiptarë gjatë festimit.

Menjëherë, Elseid Hysaj iu drejtua futbollistit izraelit për t’i kërkuar llogari. Të dy lojtarët u ndëshkuan me karton të verdhë për këtë episod.

Trajneri i Izraelit vendosi të zëvendësonte Gloukh, duke e larguar atë nga fusha e lojës. Ndeshja në stadiumin “Air Albania” vijoi më pas pa incidente të tjera.

Scroll to Top