Lindja e Mesme “merr frymë”! DASH: Izraeli dhe Libani bien dakord për marrëveshje armëpushimi
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për një marrëveshje armëpushimi, me kusht që grupi Hezbollah të ndalojë sulmet ndaj territorit izraelit. Njoftimi për arritjen e kësaj marrëveshjeje u bë publik nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH).
Sipas informacioneve të para, armëpushimi synon të ulë tensionet në kufirin mes dy vendeve dhe të krijojë kushtet për vazhdimin e dialogut diplomatik. Marrëveshja parashikon ndërprerjen e veprimeve ushtarake, ndërsa zbatimi i saj lidhet me ndalimin e sulmeve nga ana e Hezbollahut.
Burime diplomatike bëjnë me dije se përfaqësues të Izraelit dhe Libanit do të zhvillojnë një tjetër takim më 22 qershor, ku pritet të diskutohen hapat e mëtejshëm për ruajtjen e armëpushimit dhe stabilitetit në rajon.
