Tender me vlerë 3.9 milionë euro për modernizimin e infrastrukturës IT të Doganave
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka shpallur një procedurë të hapur prokurimi këtë të enjte për modernizimin e infrastrukturës së saj IT. Tenderi, me fond limit prej 387 milionë lekësh (rreth 3.9 milionë euro), synon përmirësimin e infrastrukturës hardware të sistemeve doganore dhe rrjeteve fizike, duke çuar në modernizimin e platformave kritike të administratës doganore.
Edhe pse procedura po zhvillohet nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara, duket se Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka pasur një rol kryesor në përcaktimin e termave të referencës.
Sipas dokumenteve të tenderit, investimi parashikon zëvendësimin e pajisjeve të amortizuara ose të pambështetura nga prodhuesit, siç janë serverët, sistemet e ruajtjes së të dhënave dhe pajisjet e rrjetit. Projekti do të prekë sistemet kryesore të Doganave, përfshirë Asycuda Ëorld, LIMS, SEED, AlphaWeb dhe platforma të tjera të përdorura për operacionet doganore dhe tarifore.
Një nga komponentët kryesorë të këtij investimi është ngritja e një infrastrukture të re me dy site – një primar dhe një sekondar – për të garantuar vazhdimësinë e shërbimit dhe rikuperimin në rast incidentesh. Pajisjet ekzistuese që do të mbeten funksionale do të përdoren për ambiente testimi dhe pre-produksioni.
Paketa e prokurimit përfshin:
- 16 serverë për virtualizim
- Dy sisteme storage
- Katër SAN sëitch-e
- Pajisje backup
- Software virtualizimi dhe backup-i
- Katër fireëall qendrorë
- 10 fireëall për degët doganore
- Katër sëitch-e qendrore
- Platformë për analizimin e log-eve
- Katër pajisje load balancer
Tenderi gjithashtu parashikon forcimin e sigurisë kibernetike dhe përmirësimin e komunikimit mes qendrës dhe degëve doganore, duke përdorur arkitekturën SD-ËAN, fireëall-eve të avancuara dhe monitorimin e centralizuar të ngjarjeve të sigurisë.
Ky investim lidhet gjithashtu me nevojën për të mbështetur sisteme të reja si NCTS dhe NSË, të cilat pritet të rrisin volumin e të dhënave dhe kërkesat për kapacitete procesuese në sistemet doganore.
Kontrata parashikon 12 muaj kohë për zbatimin e projektit dhe 24 muaj mirëmbajtje pas implementimit. Sipas dokumentacionit teknik, objektivi kryesor është ndërtimi i një infrastrukture me disponueshmëri të lartë, pa pika të vetme dështimi, me kapacitete më të mëdha ruajtjeje dhe përpunimi të të dhënave, si dhe me standarde më të larta të sigurisë së informacionit.
