VIDEO/ Sulmi në aeroportin e Kuvajtit, kamerat kapin momentin e shpërthimit pas goditjes nga droni iranian
Një person humbi jetën dhe të paktën 63 të tjerë u plagosën pas sulmeve në aeroportin ndërkombëtar të Kuvajtit. Objektet diplomatike të vendosura në aeroport pësuan dëme, ndërsa fluturimet u ndaluan për disa orë.
Qeveria e vendit shpalli dy anëtarë të misionit diplomatik iranian si persona të padëshirueshëm dhe u kërkoi atyre të largoheshin nga vendi brenda 24 orëve.
Ndërkohë, një video e publikuar së fundmi nga një kamerë sigurie në zonë ka kapur momentin e saktë kur një dron iranian godet çatinë e aeroportit, duke shkaktuar një shpërthim dhe dëmet që pasuan.
Surveillance cameras captured the moment an Iranian Shahed-136 kamikaze drone struck Terminal 1 of Kuwait International Airport early Wednesday morning. — NEXTA (@nexta_tv)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb”, mjafton të klikoni dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
