“Luftë” për fronin në Madrid, Manchester City hedh poshtë mundësinë e transferimit të Haaland sipas rivalit të Perez
Enrike Rikelme, kandidati për president të Real Madridit, ka shkaktuar bujë në tregun e transferimeve evropiane me premtimet e tij për merkato në rast fitoreje ndaj Florentino Perez në zgjedhje. Ai ka përmendur publikisht emra si Rodri dhe Vitinha, si dhe Jürgen Klopp për stolin e trajnerit. Së fundmi, Rikelme është fotografuar me një fanellë të Erling Haaland, duke theksuar se do të bënte çdo gjë për të sjellë sulmuesin norvegjez në Madrid.
Këto deklarata nuk i kanë pëlqyer Manchester Cityt, i cili ka reaguar me një komunikatë zyrtare kundër aludimeve të Rikelme për një plan për transferimin e norvegjezit në Madrid. “Histori të tilla që kanë lindur në Spanjë rreth të ardhmes së Erling Haaland janë të pavërteta. Nuk ka asnjë mundësi që kjo të ndodhë dhe nuk ekziston asnjë klauzolë kontraktuale që ta mundësojë këtë. Ne po konsiderojmë masa ligjore për përdorimin e imazhit të lojtarit tonë në këtë kontekst,” thuhej në komunikatën e klubit, e publikuar nga “AS”. Ky reagim i ka dhënë një goditje të fortë premtimit elektoral të Rikelme.
