Shqipëria U-21 barazon 1 me 1 me Slloveninë U-21 në transfertë. Miqësorja e zhvilluar pati nga një gol për secilën pjesë.
Fillimisht, ekipi i drejtuar nga Alban Bushi kaloi në avantazh me anë të Etnik Brrutit, i cili realizoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 27-të.
Në minutën e 56-të, Sllovenia U-21 barazoi rezultatin me anë të Ileniç, i cili shënoi një supergol.
Megjithatë, ekipi shqiptar nuk u largua pa luftuar. Në minutat e fundit të takimit, Shqipëria U-21 pati disa raste për të rikthyer avantazhin, por nuk arriti t’i konkretizonte ato.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR:
- SLLOVENIA U21 1 – 1 SHQIPËRI U21
- 56′ Ileniç
- 27′ (p) Brruti
PANORAMASPORT.AL
