Talenti që Shqipëria duhet të rikthejë, Adri Mehmeti mëson lajmin që ndryshon gjithçka për merkaton
Adri Mehmeti është padyshim një talent që Shqipëria duhet të mundohet ta rikthejë. Platforma “Transfermarkt”, një faqe e njohur dhe e specializuar për vlerësimin e lojtarëve në treg, ka përditësuar vlerën e Mehmetit. 17-vjeçari tashmë vlerësohet plot 6 milionë euro, shifër kjo dyfish më e lartë se më parë.
Ky zhvillim e rendit automatikisht atë si lojtarin e dytë më të vlerësuar të skuadrës së New York në MLS dhe të 29-in mes të gjithë lojtarëve aktualisht në Amerikë. Rritja e tij e jashtëzakonshme vetëm brenda një sezoni e pozicionon atë ndër futbollistët më të vlerësuar të lindur në vitin 2009. Më saktësisht, ai zë vendin e gjashtë në ranglistën botërore për këtë moshë, pas yjeve që aktivizohen në klube europiane. Listën kryeson Douman, duke u ndjekur nga Skuirel, Monga, Madjo, Munongo dhe më pas Mehmeti.
Mesfushori, i cili më parë ka luajtur me Shqipërinë U-15, më pas u bë pjesë e programit amerikan. Nëse ai do të ishte aktualisht pjesë e ekipit kombëtar shqiptar, do të bëhej futbollisti i pestë më i vlerësuar në treg, pas Anis Mehmetit, Asllanit, Muçit dhe Dakut.
Ka mundësi që në merkaton e verës të ndryshojë ekip, për shkak të interesimit të shfaqur nga klube europiane. Pa dyshim, rritja e vlerës së tij kontribuon në rritjen e interesit për të.
