Eriksen kolapson sërish, ndeshje e ndërprerë

VIDEO/ Drama përsëritet! Kristjan Eriksen pëson kolaps në fushë, ndeshja miqësore ndërpritet

Kristjan Eriksen është përsëri protagonist sot me një ngjarje që, fatkeqësisht, lidhet me gjendjen e tij shëndetësore. Ylli danez ka pësuar edhe një herë kolaps në fushën e lojës gjatë një ndeshjeje të përfaqësueses së tij. Ngjarja ndodhi në pjesën e dytë të miqësores mes Danimarkës dhe Ukrainës.

Eriksen po ecte normalisht kur më pas u rrëzua në tokë, duke alarmuar lojtarët e të dy skuadrave. Stafet mjekësore ndërhynë me shpejtësi.

Pas disa minutash trajtim në fushë, lojtari arriti të ngrihej në këmbë dhe të hipte vetë në ambulancë për t’u transportuar në spital. Ndërkohë, dy skuadrat vendosën bashkërisht të ndërpritnin ndeshjen, mes duartrokitjeve të publikut që mirëkuptoi veprimin.

SHIH: PANORAMASPORT.AL

Scroll to Top