Feyenoord mund Milanin: Plani “gjenial” i Shefit Ekzekutiv

Shefi ekzekutiv i Fejenordit zbulon “planin gjenial” për të mposhtur Milanin në Champions League

Shefi ekzekutiv i klubit holandez të Fejenordit, Denis te Kloese, ka rrëfyer në një intervistë emocionet dhe strategjinë pas një situate tepër interesante të ndodhur në fillim të vitit 2025. Sipas tij, klubi arriti të kryejë një “magji të dyfishtë”, pasi fillimisht shiti sulmuesin Santiago Himenez te Milani, dhe më pas eliminoi pikërisht skuadrën italiane nga Liga e Kampioneve.

Te Kloese shpjegon se shitja e Himenez solli të ardhura të konsiderueshme për klubin. Megjithatë, ai pranon se kishte një shqetësim të madh, pasi dinin që do të përballeshin me Milanin, skuadrën ku luante tani Himenez, në garën e Ligës së Kampioneve.

“Kur ia shitëm Himenez Milanit, arkëtuam shumë para… Por e dinim që do të përballeshim me të në Champions,” tha ai.

Ai përshkruan se ndeshja e parë u fitua nga Fejenordi, por në ndeshjen e kthimit, kur Himenez shënoi gol pas vetëm një minute loje, Te Kloese u përball me një moment frike:

“Fituam ndeshjen e parë, por në ndeshjen e kthimit shënoi pas një minute. Mendova ‘gjërat nuk premtojnë për mirë’.”

Megjithatë, ekipi holandez arriti të përmbyste rezultatin:

“Por në fund ia dolëm të barazonim dhe kështu fituam edhe paratë e shitjes së tij, ashtu si edhe ato të kalimit të turit.”

Te Kloese e cilëson këtë si një “plan gjenial”, por pranon se për një periudhë ishte jashtëzakonisht në ankth:

“Ishte një plan gjenial, por për një orë kisha djersë të ftohta. Vazhdoja t’i përsëritja vetes ‘Nëse na shënon një tjetër jam i mbaruar!'”

Në fund, ai thekson se suksesi u shoqërua edhe me fat:

“Në fund na shkoi mbarë, shpeshherë në jetë të duhet edhe pak fat,” tha ai, duke rikujtuar atë situatë të veçantë.

Scroll to Top