Trajneri Maran kërkon zgjidhje pas dështimeve, Shqipëria në krizë

Dështimi ndaj Shqipërisë, Maran udhëton drejt Italisë për të gjetur zgjidhje

Trajneri Rolando Maran përballet me një sfidë të madhe deri në fund të shtatorit, pas dy rezultateve zhgënjyese në drejtimin e Shqipërisë. Ai duhet të gjejë shpejt një zgjidhje para ndeshjes hapëse të Ligës së Kombeve kundër Bjellorusisë, ku çdo gabim do të ishte i papërshtatshëm.

Presidenti i FSHF, Armand Duka, ka theksuar se objektivi kryesor i Maran është fitimi i grupit në Ligën e Kombeve. Megjithatë, paraqitjet e fundit kundër Izraelit dhe Luksemburgut, përtej aspektit taktik, kanë ulur ndjeshëm entuziazmin dhe kanë ngritur shqetësime brenda ekipit.

Vetë Maran ka premtuar një Shqipëri të transformuar në shtator. Kjo ndryshim pritet të reflektohet edhe në përzgjedhjen e lojtarëve, duke lënë jashtë ata që nuk janë në formë ose që nuk kanë bindur. Pas listës fillestare të siguruar nga FSHF, Maran tani do të ketë autonomi për të vendosur emrat që dëshiron në fushë. Një nga zgjidhjet e mundshme është edhe afrimi i lojtarëve të rinj.

Kjo analizë e situatës ka bërë që trajneri të udhëtojë menjëherë drejt Italisë. Sot, ai do të ndjekë një ndeshje mes ekipit U21 të Italisë dhe përfaqësueses “Shpresa” të Shqipërisë, drejtuar nga Alban Bushi. Gjatë kësaj ndeshjeje, Maran do të monitorojë lojtarë që mund të jenë alternativa për futbollistët e grumbulluar për miqësoret e qershorit. Ai ka shprehur qartë që në prezantimin e tij se do t’i kushtojë vëmendje të veçantë ekipeve zinxhir.

E.KUKA-PANORAMASPORT.AL

Scroll to Top