Real Madrid kërkon heqjen e titujve të Barcelonës nga UEFA

E BUJSHME NGA SPANJA: Real Madridi i kërkon UEFA-s heqjen e titujve të Barcelonës

Një lajm surprizues është duke qarkulluar së fundmi në mediat spanjolle: Real Madridi i ka kërkuar UEFA-s heqjen e titujve të fituar nga Barcelona. Dosja, letra apo raporti i famshëm për “rastin Negreira”, të cilin Real Madridi e ka përgatitur në muajt e fundit, tani është duke u dërguar në selinë e UEFA-s. Ky është i vetmi organ që ka kompetencë të ndëshkojë Barcelonën për atë që u cilësua nga Ceferin në vitin 2023 si “rast i më i rëndi që është parë ndonjëherë në futboll”.

Sipas burimeve nga Valdebebas, në këtë denoncim të argumentuar dhe të mbështetur me prova, nuk kërkohet vetëm një dënim që do ta pengonte Barcelonën të merrte pjesë në garat evropiane. Real Madridi shkon edhe më tej: kërkon që titujt e fituar nga klubi katalanas gjatë viteve në fjalë të hiqen nga historiku zyrtar, në mënyrë që klubi “blaugrana” të mos mund të krenohet me ta.

UEFA nuk e ka mbyllur kurrë këtë çështje. Procesi gjyqësor e detyroi organizatën të vendoste një pauzë, duke pritur vendimin e gjykatave. UEFA ka qëndruar gjithmonë vigjilente dhe tani mbetet për t’u parë se çfarë qëndrimi do të mbajë ndaj denoncimit sportiv të Real Madridit.

Scroll to Top