Rama: Nuk ka projekt zhvillimi në Zvërnec, vetëm interes privat

**Rama përballë gazetarëve të huaj: Në Zvërnec nuk ka projekt, vetëm interes privat për zhvillim në tokë private**

Prej rreth dhjetë ditësh, në mbarë Shqipërinë dhe nga shqiptarët e diasporës, po zhvillohen protesta qytetare kundër një projekti zhvillimi në zonën e Zvërnecit, në Vlorë. Këto protesta kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Gjatë një konference për shtyp me 23 gazetarë nga media të Bashkimit Evropian, kryeministri Edi Rama u shpreh se në Zvërnec nuk ka asnjë projekt zhvillimi të miratuar. duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve të huaj, kryeministri theksoi se bëhet fjalë vetëm për një proces dhe një shprehje interesi nga një kompani private për një pronë private, dhe jo për një projekt të miratuar nga institucionet.

“Kjo protestë është provokuar nga një akt i shëmtuar dhune nga një roje sigurie ndaj një protestuesi, në kufirin e tokës për të cilën po flasim prej më shumë se një jave. Për këtë episod janë marrë masat më të ashpra: roja u arrestua, drejtori i policisë së Vlorës u shkarkua dhe për njësinë që ishte në terren është vënë nën hetim, ndërsa kompanisë iu hoq licenca. Ky akt dhune çeli rrugën për ngritjen e pikëpyetjeve mbi zhvillimin e pronës dhe projektit. Më pas, çështja u zgjerua dhe përfshiu gjithçka. Është në rregull, por nuk jemi më në dinamikën e protestës së disa njerëzve, edhe për mua, numrat janë mjaft modestë. Nuk ka projekt. Nuk ka të bëjë me mua apo me Shqipërinë, por ka të bëjë me shoqërinë demokratike për të reflektuar sesi gjysmë të vërtetat mund të bëhen gënjeshtra të mëdha, që nuk janë vetëm brenda kufijve, por në mbarë platformat.”

Rama theksoi se pronarët privatë kanë të drejtë të zhvillojnë marrëveshje brenda kuadrit ligjor dhe se kjo nuk përbën vendimmarrje shtetërore për ndërtim.

“Zvërneci dhe ishulli janë dy projekte të ndryshme, nuk është i njëjti projekt. Publikohet në rrjete ishulli, gardhi, që janë të neveritshme. Që aty ka një kryeministër që po shet vendin, që i shërben oligarkëve, është e neveritshme. Kompania është e krijuar, shprehja e interesit është e pranishme dhe marrëveshja është private. Nuk njoh ndonjë vend demokratik që i ndalon privatët të lidhin marrëveshje. Çdo privat në këtë vend ka të drejtë të kërkojë leje për të vendosur një gardh në pronën e tij. Të luftojmë kundër gardheve të pronave private? Çfarë do të thotë kjo?”

Kryeministri Edi Rama nënvizoi se debati publik është ndikuar nga keqinformime dhe interpretime të pasakta mbi natyrën e procesit.

**Pjesë nga konferenca e kryeministrit Edi Rama me gazetarët e huaj:**

* **Gazetari:** Sa mbërritëm dje këtu, pamë që po zhvillohen shumë gjëra. Sa shqetësuese janë për ju këto protesta, që po nxisin një lëvizje më të madhe?
* **Kryeministri Edi Rama:** Ky është një vend i lirë. Unë vetë kam qenë pjesëmarrës në protesta. E njoh shijen e momentit kur e ke të vështirë të protestosh, madje edhe shijen e gjakut kur protesta ndodh në një mjedis jo të lirë. Në këtë bulevard, jo një shekull më parë, por 20 vjet më parë, ose saktësisht në vitin 2011, janë vrarë 4 protestues me armë sulmuese dhe që i kishin vënë në shënjestër gjatë asaj proteste. Për ju është një epokë ndryshe, një moment tjetër në histori, dhe është vërtet diçka shumë e mirë që njerëzit protestojnë pa problem. Kjo është një arritje e kësaj dekade, një arritje që shqiptarët kanë luftuar gjatë edhe pas komunizmit. Kjo protestë është provokuar nga një akt i shëmtuar dhune nga një roje sigurie ndaj një protestuesi, në kufirin e tokës për të cilën po flasim prej më se një jave. Për këtë episod janë marrë masat më të ashpra: roja u arrestua, drejtori i policisë së Vlorës u shkarkua dhe për njësinë që ishte në terren është vënë nën hetim, ndërsa kompanisë iu hoq licenca. Ky akt dhune çeli rrugën për ngritjen e pikëpyetjeve mbi zhvillimin e pronës dhe projektit. Më pas, çështja u zgjerua dhe përfshiu gjithçka. Është në rregull, por nuk jemi më në dinamikën e protestës së disa njerëzve, edhe për mua, numrat janë mjaft modestë. Dhe u shndërrua në një protestë më të madhe për anulimin e tij. Nuk ka projekt. Nuk ka të bëjë me mua apo me Shqipërinë, por ka të bëjë me shoqërinë demokratike për të reflektuar sesi gjysmë të vërtetat mund të bëhen gënjeshtra të mëdha, që nuk janë vetëm brenda kufijve, por në mbarë platformat.

* **Gazetari:** U tha që nuk ka një projekt, por pse u ngrit gardhi rrethues dhe pse rrjeti ballkanik thotë se ka një projekt që do të zhvillohet?
* **Kryeministri Edi Rama:** Nuk ka të bëjë me atë që thuhet, por me atë që provohet. Nëse dikush thotë se ka një leje ndërtimi, duhet ta tregojë. Nëse jeni të interesuar për faktet, ka një proces, një kompani. Nëse ka një kompani nuk do të thotë se ka një projekt. Ka një shprehje interesi, një proces që ka nisur me autoritet, për një pronë private. Zvërneci dhe ishulli janë dy projekte të ndryshme, nuk është i njëjti projekt. Publikohet në rrjete ishulli, gardhi, që janë të neveritshme. Që aty ka një kryeministër që po shet vendin, që i shërben oligarkëve, është e neveritshme. Kompania është e krijuar, shprehja e interesit është e pranishme dhe marrëveshja është private. Nuk njoh ndonjë vend demokratik që i ndalon privatët të lidhin marrëveshje. Çdo privat në këtë vend ka të drejtë të kërkojë leje për të vendosur një gardh në pronën e tij. Të luftojmë kundër gardheve të pronave private? Çfarë do të thotë kjo? Është gënjeshtër që kemi ndryshuar ligjin që kjo të ndotet. Përgjigjia ishte nuk dëgjojmë, nuk flasim duhet të japësh dorëheqjen.

* **Gazetari:** Ju thatë që nuk ka të bëjë me mjedisin dhe kam bërë disa intervista në rrugë…
* **Kryeministri Edi Rama:** Çfarë keni bërë në rrugë mbetet puna juaj, unë përfaqësoj njerëzit që më kanë zgjedhur dhe nuk sfidohem me ato që keni dëgjuar ju në rrugë, por përmes fakteve.

* **Gazetari:** Një qytetar më shprehu se Zvërneci është një nga zonat e vetme të mbetura të paprekura në zonat bregdetare. Pse ju doni të ndërtoni atje, pse mos e mbani në gjendjen që është?
* **Kryeministri Edi Rama:** Është pyetje legjitime që hap debate. Ajo që është e gabuar është prezumimi, që një vend duhet të zgjedhë mes natyrës dhe zhvillimit, kjo është ideologji, dhe ajo çka na thonë praktikat më të mira. Gjëra mjaft të pakëndshme me natyrën kanë ndodhur gjatë rrugëtimit në këtë vend. Objektivisht shumë prej tyre janë të pamundur të ndahen apo të fshihen pse kanë ndodhur. Ne kemi qenë një vend i izoluar, i dalë nga komunizmi, për 50 vjet nuk ka pasur një pronë private.

Scroll to Top