Kuvendi i Kosovës mbajti seancën konstituive sot

Kuvendi i Kosovës u mblodh sot për të mbajtur seancën konstituive. Ky institucion ka njoftuar se seanca do të vazhdojë pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituimin e tij.

Në rend dite të seancës së sotme, që pritet të fillojë në orën 10:00, është zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb. Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se zgjedhja e nënkryetarit nga ky komunitet është e domosdoshme për përfundimin e procesit të konstituimit të Kuvendit.

Gjithashtu është vërtetuar se votimi “në pako” për nënkryetarët e Kuvendit nuk është i detyrueshëm, por mund të realizohet me marrëveshje mes grupeve parlamentare. Gjykata Kushtetuese ka njoftuar në vendimin e saj të publikuar kohët e fundit se Kuvendi nuk është konstituuar dhe u ka dhënë deputetëve 12 ditë afat për ta finalizuar procesin, duke filluar nga dita e publikimit të plotë të vendimit në faqen e saj. Aktgjykimi i plotë u publikua më 8 tetor.

Leave a Comment

Scroll to Top