Pamje tronditëse/ Ushtari qëllon automjetin palestinez, duke shkaktuar vdekjen e një foshnje 7-mujore.
Një video, e cila po qarkullon në media dhe rrjetet sociale, ka ringjallur shqetësimet rreth tensioneve në Bregun Perëndimor. Videoja dokumenton momentet pas një incidenti ku humbi jetën një foshnjë palestineze.
Sipas raportimeve, 7-mujori Sam Abu Haykal u godit në kokë nga të shtënat drejtuar automjetit ku udhëtonte me prindërit e tij. Nga ky incident mbetën gjithashtu të plagosur edhe nëna dhe babai i foshnjës.
Pamjet e publikuara më vonë nga organizata e të drejtave të njeriut B’Tselem, tregojnë babain e fëmijës duke e mbajtur atë në krahë dhe duke u përpjekur t’i ndalojë gjakderdhjen. Nëna, e plagosur, shihet pranë vendit të ngjarjes duke pritur ndihmë mjekësore.
Sipas informacioneve të bëra publike, nëna e foshnjës vazhdon të marrë trajtim në spital për plagët e pësuara gjatë incidentit.
