Olimpiakos kërkon Juljan Shehun, marrëveshja vështirë

Olimpiakos shfaq interes për Juljan Shehun.

Gjigantët grekë, të cilët përfunduan sezonin në vendin e dytë, po mendojnë tashmë për përforcime. Megjithatë, marrëveshja me Shehun nuk pritet të jetë e lehtë, pasi kontrata e tij me Uidzeu Lodz vlen deri në vitin 2028, duke bërë që klubi polak të mos nxitohet në shitjen e tij.

Futbollisti 27-vjeçar u bë pjesë e Kombëtares Shqiptare në vitin 2025 dhe u kthye në një titullar për ekipin e trajnerit Silvinjo gjatë fazës së kualifikueseve për Botërorin, duke arritur deri në fazën “play-off”. Ai ishte një titullar i rëndësishëm për Uidzeu Lodz për katër vite. Në sezonin e tij të dytë në Poloni, ai u penalizua nga një dëmtim i rëndë, por prej kohësh është rikthyer në formën më të mirë.

Shehu ka zhvilluar plot 103 ndeshje me ekipin polak të elitës, duke shënuar nëntë gola dhe duke dhënë tetë asistime.

Scroll to Top