Tragjedi në Holandë: Një makinë përplasi një grup çiklistësh, tre fëmijë humbën jetën.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Holandë, ku një automjet ka përplasur disa çiklistë që po lëviznin me biçikleta.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur në një rrugë pranë Vogelwaarde, në provincën e Zeeland.
Si pasojë e këtij aksidenti tragjik, tre fëmijë humbën jetën.
Mësohet se automjeti ka përplasur një grup prej 14 fëmijësh të cilët po lëviznin me biçikleta.
