FIFA e Përjashtoi nga Botërori 2026 pasi SHBA nuk i dha vizë, UEFA i Beson Arbitrimin e Finales së Superkupës Gjyqtarit Somalez
Ndërsa FIFA dhe presidenti i saj, Gianni Infantino, duket se i trajtojnë me indiferencë të madhe veprimet e diskutueshme të qeverisë amerikane, UEFA ka ndërmarrë një hap me rëndësi simbolike.
Federata Evropiane e Futbollit njoftoi se gjyqtari somalez, Omar Artan, i cili u përjashtua nga Kupa e Botës 2026 për shkak të politikave të emigracionit të administrateve të mëparshme amerikane, do të drejtojë finalen e Superkupës Evropiane mes Paris Saint-Germain dhe Aston Villas.
Pavarësisht moshës së tij të re, Artan është vlerësuar si një ndër gjyqtarët më të mirë në botë dhe është pjesë e listës ndërkombëtare të FIFA-s që nga viti 2018. Ai ka drejtuar ndeshje të rëndësishme, përfshirë finalen e përsëritur të Ligës së Kampionëve të CAF për sezonin 2025/26. Performanca e tij e spikatur u vlerësua gjithashtu me çmimin “Gjyqtari më i Mirë Mashkull i Vitit” nga CAF për vitin 2025.
Artan fillimisht ishte përfshirë në listën e gjyqtarëve të FIFA-s për Kupën e Botës 2026, por nuk mundi të merrte pjesë pasi nuk iu lejua hyrja në Shtetet e Bashkuara.
Vendimi për të emëruar Artanin në ndeshjen e Superkupës UEFA vjen në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit (MoU) të nënshkruar së fundmi mes UEFA-s dhe CAF-së, i cili synon forcimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, përfshirë arbitrimin.
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, u shpreh: “Omar Artan është një gjyqtar i ri, i shkëlqyer me një përvojë të pasur, i cili ka dëshmuar vlerën e tij në garën kryesore të Konfederatës së Futbollit Afrikan. Futbolli bashkon njerëzit dhe UEFA dëshiron t’i bëjë homazh Omarit dhe aftësive të tij të jashtëzakonshme të arbitrimit, të cilat i kanë fituar atij këtë emërim prestigjioz. Do të doja të falënderoja mikun tim dhe Presidentin e CAF-së, Patrice Motsepe, për mbështetjen e tij entuziaste për këtë iniciativë.”
