Probleme Globale Facebook & Messenger: Përdoruesit Dalin Nga Llogaria

Kaos global me rrjetet sociale: Rënie masive e faqeve të Facebook dhe Messenger

Platforma e njohur Facebook ka përjetuar një rënie të gjërë, ndërsa raportohet se serverat e kompanisë “Meta” po përballen me probleme në shkallë globale. Këto probleme kanë sjellë ndërprerje në funksionimin e Facebook Messenger, si dhe të aplikacionit dhe faqes kryesore në internet.

Shërbime të tjera të Meta, si Instagram dhe WhatsApp, duket se kanë mbetur kryesisht funksionale, pavarësisht se operojnë me sisteme të përbashkëta. Megjithatë, disa produkte, si faqja e internetit e Instagram, gjithashtu u prekën nga këto probleme.

Përdoruesit u nxorën automatikisht nga llogaritë e tyre dhe hasën vështirësi në identifikim. Në vend të hyrjes normale, atyre iu shfaq një mesazh gabimi ku thuhej “ndodhi një gabim i papritur”. Edhe faqja kryesore e Facebook-ut shfaqi një mesazh të ngjashëm, duke informuar vizitorët se “diçka shkoi keq” dhe se kompania “po punon për këtë dhe do ta rregullojmë sa më shpejt të jetë e mundur”.

Scroll to Top