PD i kërkon Peleshit seancë publike për mandatin Kushtetues

Partia Demokratike i ka dërguar një kërkesë kryeparlamentarit Niko Peleshi lidhur me seancën për shqyrtimin e afateve të mandateve të Gjykatës Kushtetuese.

Opozita kërkon që të ketë një përfaqësues të saj në këtë seancë, në përputhje me dispozitat ligjore. Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i ka dërguar një shkresë Peleshit duke kërkuar akreditimin e ekspertit Marash Logu.

Seanca, e cila do të zhvillohet më 16 Tetor, do të trajtojë datën e fillimit dhe përfundimit të mandateve të gjyqtarëve kushtetues. Kjo seancë është thirrur bazuar në një kërkesë të Presidentit të Republikës për interpretimin e kohëzgjatjes së këtyre mandateve.

Opozita pritet gjithashtu të parashtrojë kërkesën që kjo seancë të zhvillohet me karakter publik.

Leave a Comment

Scroll to Top