Hungaria ka miratuar një vendim të rëndësishëm sa i përket kufizimit të mandateve të Kryeministrit.
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, ka bërë të ditur një vendim të miratuar nga Parlamenti, sipas të cilit asnjë kryeministër nuk do të mund të qëndrojë në detyrë për më shumë se dy mandate, duke përcaktuar kështu një limit kohor prej tetë vjetësh.
Ky ndryshim synon të vendosë një kufi të qartë kohor për ushtrimin e postit më të lartë ekzekutiv në vend, me arsyetimin se rotacioni politik dhe kufizimi i mandateve forcojnë demokracinë dhe institucionet shtetërore.
Vendimi u miratua nga Parlamenti ditën e djeshme dhe përfaqëson një ndryshim të rëndësishëm në rregullat që menaxhojnë drejtimin e qeverisë hungareze.
Në një deklaratë të tij në rrjetet sociale, Péter Magyar shkroi: “Pasdite, Parlamenti do të votojë për kufizimin e mandatit të Kryeministrit hungarez në maksimum tetë vjet, dhe do të diskutojmë gjithashtu kampin e emigrantëve të planifikuar nga…“
