Trump firmos marrëveshjen SHBA-Iran në Versajë

VIDEO/ Momenti kur Trump ratifikon marrëveshjen SHBA-Iran: E nënshkrova në Versajë!

Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar zyrtarisht kopjen e marrëveshjes mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit gjatë një darke në Pallatin e Versajës, pas përfundimit të samitit të G7. Kjo u konfirmua nga zyrtarë amerikanë.

Menjëherë pas nënshkrimit, autoritetet iraniane konfirmuan se dokumenti, që synon t’i japë fund luftës në Lindjen e Mesme, është firmosur edhe nga pala iraniane. Ky veprim përforcon deklaratat e mëparshme të presidentit amerikan.

Sipas dy zyrtarëve të SHBA-së, Trump e firmosi marrëveshjen gjatë darkës së organizuar nga presidenti francez në Versajë. Më pas, autoritetet amerikane i dërguan Teheranit një fotografi të dokumentit të firmosur si konfirmim zyrtar.

Duke u larguar nga Pallati i Versajës, Trump e konfirmoi personalisht aktin e nënshkrimit para gazetarëve. “U nënshkrua. E nënshkrova në Versajë, sapo e nënshkrova,” deklaroi presidenti amerikan.

President Donald J. Trump has SIGNED the Iran Memorandum of Understanding at Versailles in France. 🇺🇸 — The White House (@WhiteHouse)

Scroll to Top