QKB: Dorëzimi i Bilanceve Financiare deri më 31 Korrik 2026

QKB: Mos lëni dorëzimin e bilanceve për ditët e fundit; bizneset me mbi 5 milionë lekë xhiro duhet t’i dorëzojnë.

Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) u bën thirrje të gjitha subjekteve tregtare që kanë detyrimin ligjor për depozitimin e pasqyrave financiare vjetore për vitin ushtrimor 2025, të përmbushin këtë detyrim brenda datës 31 korrik 2026.

Depozitimi i pasqyrave financiare kryhet në mënyrë elektronike përmes portalit e-Albania, duke përdorur shërbimin “Depozitimi i pasqyrave financiare dhe raporteve të auditimit (për subjektet me administrator shqiptar dhe/ose të huaj)”.

QKB kujton se, sipas legjislacionit në fuqi, mosdorëzimi i pasqyrave financiare brenda afatit ligjor sjell pasoja administrative, në përputhje me parashikimet e ligjit nr. 9723, datë 3.5.2007, “Për Qendrën Kombëtare të Biznesit”, i ndryshuar.

Dokumentacioni që duhet të depozitohet, kur mbajtja e tij është e detyrueshme sipas ligjit, përfshin:

  • Pasqyrat financiare vjetore
  • Raportin e ecurisë së veprimtarisë
  • Raportin e auditimit

Detyrimin për raportimin dhe dorëzimin e pasqyrave financiare e kanë subjektet që janë tatimpagues të Tatimit mbi Fitimin Korporativ ose Tatimit mbi të Ardhurat Personale Biznesore, në rastet kur realizojnë një qarkullim vjetor mbi 5 milionë lekë.

QKB fton të gjitha bizneset të mos e lënë dorëzimin për ditët e fundit, në mënyrë që të shmangen vonesat dhe problematikat teknike gjatë procesit.

Për informacion shtesë ose asistencë teknike, subjektet mund të kontaktojnë në adresën ose në numrin pa pagesë 0800 80 02.

Scroll to Top