Gruaja arrestohet në Japoni pasi i qepi buzët shoqes

E pazakontë: Gruaja i qepi buzët shoqes së dhomës pas një konflikti, arrestohet 42-vjeçarja

Një rast i rrallë ka tronditur Japoninë, ku një grua është arrestuar pranë Tokios, e dyshuar për sulm të rëndë ndaj shoqes së saj të dhomës. Viktima ka pësuar qepje të buzëve me gjilpërë dhe fije pas një sherri mes tyre.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 29 qershor në qytetin Koga, prefektura Ibaraki. Gruaja 42-vjeçare, pasi arriti të largohej nga banesa, u strehua në një dyqan aty pranë. Ajo kërkoi ndihmë duke mbajtur një copë letër me mbishkrimin “Ndihmë”, sipas informacioneve nga policia lokale.

Autoritetet arrestuan të dyshuarën, Masai Sakurai, 49 vjeçe, nën akuzën e sulmit. Sipas policisë, ajo jetonte në të njëjtën banesë me viktimën në kohën kur ndodhi incidenti.

“Pas një grindjeje, ajo u tërbua dhe më qepi buzët”, ka thënë viktima hetuesve, raporton transmetuesi publik japonez NHK.

Policia vijon hetimet për të zbardhur plotësisht motivin e sulmit, si dhe po verifikon raportet se mund të ketë pasur edhe një person të tretë që jetonte në banesë.

Ky rast ka shkaktuar tronditje në opinionin publik japonez, ndërkohë që autoritetet po punojnë për të sqaruar rrethanat e konfliktit që çoi në këtë akt ekstrem dhune.

Scroll to Top