Shpëtim Mrekullues: Nënë e fëmijë të gjallë pas 11 ditësh nën rrënoja

Mrekulli në Venezuelë: Nëna dhe fëmijët shpëtohen të gjallë pas 11 ditësh nën rrënoja

Një ngjarje e jashtëzakonshme është regjistruar në Venezuelë, një vend i cili po përballet me pasojat e rënda të tërmeteve të fortë që goditën më 24 qershor. Një nënë dhe tre fëmijët e saj janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat e një pallati banimi, plot 11 ditë pas shembjes së tij.

Operacioni i shpëtimit u zhvillua në zonën e La Guaira, një nga rajonet më të goditura nga lëkundjet sizmike. Familja kishte mbetur e bllokuar nën rrënoja që nga momenti i katastrofës, ndërsa ekipet e emergjencës kanë vijuar kërkimet pa ndërprerje.

Sipas informacioneve të dhëna nga autoritetet, nëna arriti t’i mbante gjallë tre fëmijët e saj duke i ushqyer me gji gjatë gjithë periudhës që qëndruan të izoluar nën rrënoja. Pas lokalizimit të tyre, ekipet e shpëtimit i nxorën të gjallë, duke e cilësuar këtë si një nga historitë më prekëse dhe të jashtëzakonshme të mbijetesës pas tërmeteve.

Ndërkohë, pasojat e fatkeqësisë mbeten dramatike. Bilanci zyrtar raporton 3,685 viktima dhe 16,740 të plagosur, ndërsa mijëra persona rezultojnë ende të zhdukur. Tërmetet kanë shkatërruar ose dëmtuar rreth 60,000 ndërtesa, duke lënë pa strehë mijëra familje. Autoritetet gjithashtu kanë paralajmëruar për rrezikun e përhapjes së sëmundjeve infektive për shkak të mungesës së ujit të pijshëm dhe kushteve të vështira higjieno-sanitare në zonat e prekura.

Scroll to Top