Ligji i faljes, detyrime të fshira ose të shuar në vlerën 313 milionë euro
Drejtoria e Tatimeve ka njoftuar se procesi i fshirjes automatike të detyrimeve tatimore për tatimpaguesit përfitues, sipas përcaktimeve të Ligjit nr. 86/2025, është duke vijuar.
Deri më tani, janë fshirë ose shuar detyrime në vlerën 313 milionë euro për 121,630 tatimpagues. Procesi vazhdon për të gjithë përfituesit sipas ligjit.
Më datë 10.06.2026, kanë filluar pagesat përfituese nga falja me kusht e detyrimeve tatimore, gjobave dhe kamatëvonesave, sipas ligjit nr. 86/2025.
Kushtet specifike janë si më poshtë:
- Për periudhën 2015–2019, përfitohet fshirje e 50% të detyrimit kryesor, si dhe fshirje e plotë e gjobave dhe kamatëvonesave, nëse 50% e mbetur paguhet njëherësh nga 10.06.2026 deri më 30.06.2026.
- Për periudhën 2015–2019, përfitohet fshirje e 25% të detyrimit kryesor, si dhe fshirje e plotë e gjobave dhe kamatëvonesave, nëse 75% e mbetur paguhet nga 10.06.2026 deri më 31.12.2026.
- Për periudhën 2020–2024, përfitohet fshirje e plotë e gjobave dhe kamatëvonesave, nëse paguhet 100% e detyrimit kryesor nga 10.06.2026 deri më 31.12.2026.
