Shqipëria drejt Euros: Përgatitjet Ligjore Kanë Filluar

Shqipëria përgatitet për adoptimin e euros si monedhë kombëtare

Shqipëria ka filluar zyrtarisht përgatitjet ligjore për adoptimin e monedhës euro.

Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë”, i publikuar për konsultim, përfshin për herë të parë një kapitull të veçantë që përcakton mënyrën se si do të funksionojë banka qendrore shqiptare pas hyrjes së vendit në Eurozonë.

Projektligji parashikon se nga dita e prezantimit të euros si monedhë e Shqipërisë, euro do të bëhet njësia monetare e vendit. Banka e Shqipërisë do të jetë përgjegjëse për hedhjen në qarkullim dhe tërheqjen e kartëmonedhave dhe monedhave euro, në përputhje me rregullat e Bashkimit Evropian dhe të Bankës Qendrore Evropiane.

Institucioni do të përcaktojë gjithashtu dizajnin e monedhave metalike euro që do të emetohen nga Shqipëria, sipas standardeve evropiane.

Scroll to Top