Koncerti i Bad Bunny në Milano ndërpritet nga stuhia

VIDEO/ Koncerti i Bad Bunny në Milano ndërpritet, ja arsyeja e evakuimit të 80 mijë personave

Një stuhi e fuqishme me breshër dhe erëra të forta ka detyruar organizatorët të ndërpresin koncertin e këngëtarit portorikan Bad Bunny në Milano. Rreth 80 mijë spektatorë u evakuuan nga Ippodromo La Maura.

Bad Bunny po mbante koncertin e dytë dhe të fundit të planifikuar në qytetin italian, si pjesë e turneut të tij botëror “Debí tirar más fotos”, kur moti u përkeqësua papritur, duke pamundësuar vazhdimin e aktivitetit.

Sipas agjencive italiane të lajmeve ANSA dhe Adnkronos, koncerti u ndërpre të shtunën në mbrëmje për shkak të breshërit të fortë, ndërsa mijëra të pranishëm u detyruan të largoheshin nga arena në natyrë.

Deri tani nuk ka informacione për dëme të tjera të konsiderueshme në njerëz apo materiale të shkaktuara nga stuhia që përfshiu qytetin verior të Italisë. Organizatorët nuk kanë bërë ende të ditur nëse koncerti do të riplanifikohet në një datë tjetër.

View this post on Instagram

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Scroll to Top