Bardhi përjashtohet nga Kuvendi pas ngjarjes me Ramën

Bardhi lag me ujë Ramën, Peleshi e përjashton nga Kuvendi

TIRANË – Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është përjashtuar nga seanca plenare e 23 korrikut, pasi ka lagur me ujë Kryeministrin Edi Rama.

Deputetët e opozitës bllokuan foltoren teksa votoheshin projektligjet e rendit të ditës dhe në një moment ata nisën të hidhnin ujë në drejtim të Ramës, duke e lagur.

Për këtë veprim, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, përjashtoi Bardhin nga seanca. Megjithatë, ai vijoi të qëndrojë në sallë, teksa ligjet votohen njëri pas tjetrit.

Për shkak të qëndrimit të opozitës, kjo seancë e fundit plenare po mbyllet me votimin e të gjitha projektligjeve, pa diskutime.

Scroll to Top