Forcat amerikane kanë neutralizuar një cisternë nafte që dyshohet se po përpiqej të thyente bllokadën detare të vendosur ndaj Iranit, njoftoi të premten Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM).
Sipas zëdhënësit të CENTCOM, Tim Hawkins, cisterna M/T Lavine u neutralizua në Gjirin e Omanit pasi tentoi të shkelte bllokadën detare të paktën katër herë.
“Ekuipazhi u paralajmërua vazhdimisht, ata nuk iu bindën urdhrit dhe forcat amerikane neutralizuan anijen, duke goditur dhomën e motorit të saj”, deklaroi Hawkins për Associated Press.
Ai nuk konfirmoi raportimet e mediave iraniane, sipas të cilave dy persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmit ndaj cisternës. Deri më tani nuk ka pasur një konfirmim të pavarur për numrin e viktimave.
