Sulm me thikë në Paris, tre persona të plagosur. Autori i dyshuar është ndaluar.
Tre persona janë plagosur në Paris pas një sulmi me thikë që ndodhi pranë zonës Porte de Clichy. Viktima kanë qenë tre persona të moshës 19, 24 dhe 36 vjeç.
Ekipet e shpëtimit mbërritën menjëherë në vendngjarje, morën të plagosurit dhe i transportuan në spitalet e kryeqytetit francez. Sipas informacioneve paraprake, dy gra janë plagosur rëndë.
Raportohet gjithashtu se autori i dyshuar është ndaluar nga autoritetet.
