Meloni kërkon pezullim Shengen pas krizës në Ceuta

Meloni: Pamje tronditëse nga Ceuta, pezullohet marrëveshja e Shengenit për lëvizjen e lirë nga Spanja

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka kërkuar pezullimin e përkohshëm të disa dispozitave të Marrëveshjes së Shengenit për lëvizjen e lirë. Ky reagim vjen pas mbërritjes së qindra emigrantëve të parregullt nga Maroku në enklavën spanjolle të Ceutës.

Në një deklaratë publike, Meloni i cilësoi pamjet nga Ceuta si “tronditëse” dhe paralajmëroi se Italia nuk do të qëndrojë pasive përballë zhvillimeve. “Italia nuk do të qëndrojë duarkryq”, theksoi ajo.

Në të njëjtën linjë, edhe ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, ka mbështetur kërkesën për masa më të forta në menaxhimin e flukseve migratore. Sipas Tajanit, vendimi i qeverisë spanjolle për t’u dhënë shtetësi spanjolle, dhe rrjedhimisht evropiane, mbi 500 mijë emigrantëve të parregullt ka qenë një zgjedhje e gabuar.

“Pamjet që vijnë nga Ceuta tregojnë se zgjedhja e qeverisë së Madridit për t’u dhënë shtetësi spanjolle, dhe për pasojë evropiane, mbi 500 mijë migrantëve të parregullt është thellësisht e gabuar dhe inkurajon trafikimin e qenieve njerëzore”, shkroi Tajani në platformën X.

Këto deklarata vijnë në një kohë kur Spanja po përballet me një valë të re emigrantësh në Ceuta, ndërsa autoritetet spanjolle kanë angazhuar ushtrinë dhe forca shtesë sigurie për të menaxhuar situatën në enklavën kufitare.

Scroll to Top