Pamje shqetësuese nga Ceuta, enklava spanjolle, ku emigrantët marokenë po tentojnë të hyjnë në banesa.
Situata në enklavën spanjolle të Ceutës ka arritur një pikë kritike. Pas hyrjeve masive dhe të pakontrolluara, janë publikuar pamje të reja ku shfaqen grupe migrantësh të cilët përpiqen të depërtojnë me forcë në ndërtesa banimi.
Videoja tregon një realitet alarmant, me turma njerëzish të mbledhur pranë hyrjeve të shtëpive, duke sjellë frikë dhe panik tek banorët vendas, të cilët i bëjnë thirrje autoriteteve për ndërhyrje urgjente.
Fluksi i madh i njerëzve ka mbingarkuar plotësisht forcat e rendit, duke kthyer rrugët e qytetit në një skenë kaotike dhe të pasigurt.
