SPAK: Belinda Balluku merr akuzë të re, pritet për 6 tendera

SPAK e thirri në orën 10:00, Balluku nuk është paraqitur. Pritet të shtohen akuzat për 6 tendera të tjerë.

Publikuar më 31.07.2026 nga shekulli_admin

TIRANË – Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku pritet të njihet këtë të premte me një akuzë të re nga Prokuroria e Posaçme, pasi ishte thirrur të paraqitej së bashku me një avokat rreth orës 10:00. Deri më tani, Balluku nuk është paraqitur. Më herët, ajo u kishte deklaruar prokurorëve se kishte një angazhim tjetër në të njëjtën orë.

Balluku pritet të merret e pandehur edhe për 6 tenderë të tjerë, të cilët lidhen me Unazën e Madhe të Tiranës. Akuza e re që SPAK pritet të ngrejë ndaj Ballukut ka të bëjë me dyshimet për shkelje të barazisë në tendera, në procedurat për shtatë lotet e Unazës së Madhe të Tiranës dhe qendrën e monitorimit të trafikut në këtë segment.

Ndërkohë, hetimet ndaj ish-zv.kryeministres për dyshime për korrupsion dhe pastrim parash vijojnë. Balluku është tashmë nën akuzë që prej vjeshtës së kaluar për shkelje të barazisë në tendera në bashkëpunim, lidhur me procedurat për tunelin e Llogarasë.

Sipas burimeve, njëkohësisht me komunikimin e akuzës së re, pritet t’i njoftohet edhe zgjatja me tre muaj e afatit të hetimeve për dosjen e tunelit të Llogarasë.

Scroll to Top