Ilir Beqaj kërkon lirimin nga burgu, tejkalim afatesh

“Po më mbani në qeli jashtë afateve”, Ilir Beqaj kërkon lirimin nga burgu, një ditë më parë doli miku i tij

TIRANË – Gjykata e Posaçme pritet të shqyrtojë mesditën e sotme kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për shuarjen e masës së sigurisë “arrest në burg”. Çështja do të shqyrtohet nga gjyqtarja e seancës paraprake, Elsa Ulliri, ndërkohë që në sallë është paraqitur edhe avokati i Beqajt, Ermal Yzeiraj.

Kërkesa e Beqajt bazohet në pretendimin për tejkalim të afateve të paraburgimit. Ai i referohet një vendimi unifikues, i cili përcakton se, kur gjykata e seancës paraprake kthen një çështje për hetime të mëtejshme, afati i seancës paraprake konsiderohet pjesë e afatit të hetimeve paraprake.

Një ditë më parë, gjykata ndryshoi masën e sigurisë edhe për personin tjetër të dyshuar, Ermal Kurtulaj, i cili është pjesë e dosjes SASPAK.

Scroll to Top