Presidenti i Iranit ka shprehur shpresën se bisedimet me Omanin mund të sjellin fundin e gjendjes së tensionuar të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, një situatë që Teherani e ka përshkruar si “as luftë, as paqe”.
Në këtë kontekst, Irani ka paraqitur kërkesat e tij për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, një nga arteriet më strategjike të transportit të naftës në botë.
Midis kushteve të vendosura nga Teherani përfshihen heqja e sanksioneve amerikane dhe kompensimi për dëmet e shkaktuara gjatë luftës.
Bisedimet e ndërmjetësuara nga Omani synojnë uljen e tensioneve mes Iranit dhe SHBA-së, ndërsa çështja e Ngushticës së Hormuzit mbetet një nga pikat më të ndjeshme të përplasjes mes dy vendeve.
