Studentja 20-vjeçare vritet në Arizona, i fejuari në kërkim

Krim brutal në Arizona: Studentja 20-vjeçare dyshohet të jetë mbytur nga i fejuari indian, i cili donte të divorcohej prej saj.

Një studente 20-vjeçare, Julissa Ruby Salazar, u gjet e pajetë në apartamentin e saj pranë Universitetit të Arizonës në Tucson. Policia amerikane ka arrestuar në Berlin një student 19-vjeçar nga India, i cili dyshohet të jetë përfshirë në vrasjen e saj.

Viktima u gjet e pajetë brenda dhomës së saj pasi familjarët e saj kishin njoftuar policinë, të shqetësuar për faktin se nuk mundnin të kontaktonin me të.

Sipas autoriteteve dhe mediave lokale, i dyshuari kryesor është Varun Bachigari, me të cilin Salazar kishte pasur një marrëdhënie. Prokuroria dyshon se ai e ka mbytur studenten në apartamentin e saj.

Hetuesit e identifikuan Bachigarin si të dyshuarin kryesor pasi, sipas policisë, ai dyshohet se mori telefonin celular dhe kartat e kreditit të viktimës. Më pas, ai dërgoi disa mesazhe familjarëve të saj, duke shkaktuar shqetësim te të afërmit.

Pas ngjarjes, i riu dyshohet se shkoi në Aeroportin Ndërkombëtar të Tucsonit, ku udhëtoi fillimisht drejt Hjustonit dhe më pas drejt Evropës. Autoritetet amerikane dyshojnë se destinacioni i tij përfundimtar ishte India.

Pas lëshimit të urdhrit të arrestimit, Bachigari u ndalua në Berlin, në bashkëpunim me autoritetet gjermane.

Dyshimet për dhunë në marrëdhënien e tyre

Hetimi po shqyrton edhe historinë e marrëdhënies mes viktimës dhe të dyshuarit. Sipas raportimeve, Salazar po planifikonte të ndahej nga Bachigari dhe më herët kishte pasur incidente të dyshuara dhune ndaj saj. Gjithashtu, raportohet se ajo kishte qenë viktimë e një sulmi seksual të dyshuar.

Dëshmitarë kanë deklaruar se më 5 gusht kishin dëgjuar britma të forta që vinin nga apartamenti i studentes dhe që zgjatën për disa minuta. Shokë të saj e kontaktuan për ta pyetur nëse ishte mirë. Sipas raportimeve, ajo u përgjigj se ishte mirë dhe se kishte pasur vetëm një sherr.

Ndërkohë, Bachigari përballej edhe me një akuzë tjetër për sulm penal. Një grua tjetër kishte pretenduar gjithashtu se ai e kishte sulmuar seksualisht gjatë festës së Halloween-it.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të vdekjes së Salazar dhe për të mbledhur provat që do të përdoren në procesin gjyqësor.

Scroll to Top