Papa paralajmëron për rrezikun e IA ndaj njerëzimit

Mesazhi i Papës Leoni: IA duhet të jetë “shërbëtore e së mirës së përbashkët”, jo rivale e njerëzimit

Papa Leoni ka paralajmëruar se Inteligjenca Artificiale (IA) nuk duhet të lejojë të nënçmohet njerëzimi. Ai inkurajoi udhëheqësit politikë të sigurojnë që inovacionet teknologjike të shërbejnë të mirës së përbashkët.

Gjatë një fjalimi para anëtarëve të Rrjetit Ndërkombëtar të Ligjvënësve Katolikë, Papa theksoi se zhvillimi i shpejtë i inteligjencës artificiale ngre një nga pyetjet më thelbësore morale të kohës sonë. “Çdo arritje teknologjike na përball gjithashtu me një pyetje morale: jo vetëm çfarë mund të bëjmë, por çfarë duhet të bëjmë?”, tha ai.

Kreu i Vatikanit nënvizoi se ligjvënësit kanë përgjegjësinë të mos pengojnë inovacionin, por ta drejtojnë atë me mençuri. Ai bëri thirrje për legjislacion që promovon progresin shkencor dhe teknologjik, duke mbrojtur njëlëshisht të drejtat dhe liritë themelore. Sipas tij, politika të tilla duhet të mbrojnë përdoruesit nga shfrytëzimi, të ruajnë privatësinë, të sigurojnë transparencën dhe të forcojnë institucionet demokratike.

Papa paralajmëroi gjithashtu se zhvillimi i shpejtë i IA-së mund të krijojë forma të reja varësie teknologjike, sidomos për vendet më të varfra, dhe të rrezikojë të bëhet mjet i “kolonializmit ideologjik ose ekonomik”. Ai vuri në dukje shqetësimet lidhur me algoritmet që përcaktojnë “kush shihet” ose mbetet i padukshëm, si dhe platformat digjitale që formësojnë diskursin publik pa qenë të llogaridhënëse.

Scroll to Top