Aksident Tragjik në Britani: 7 Viktima, Policia Hetim

Aksident tragjik në Britani

Shtatë persona, përfshirë dy oficerë policie, kanë humbur jetën në një aksident të rëndë të ndodhur këtë të shtunë në autostradën A66, pranë Middlesbrough, në veri të Britanisë së Madhe.

Sipas Policisë së Cleveland, përplasja ka ndodhur rreth orës 03:39 në zonën e South Bank. Një automjet tip Volkswagen Passat, i cili dyshohet se po lëvizte në drejtim të kundërt të qarkullimit, është përplasur me makinën e patrullës së policisë.

Si pasojë e përplasjes, dy efektivët që ndodheshin në automjetin e policisë kanë humbur jetën, ndërsa pesë personat që udhëtonin në Volkswagen Passat gjithashtu nuk kanë mundur të mbijetojnë.

Në aksident u përfshinë gjithsej tre automjete dhe disa prej viktimave humbën jetën në vendngjarje.

Autoritetet britanike kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Zona e autostradës u mbyll përkohësisht për t’u mundësuar ekipeve të emergjencës dhe hetuesve të punonin në vendngjarje.

Scroll to Top