Presidenti Begaj në Itali: mbështet sportistët dhe zhvillon takime

Presidenti Begaj në Itali, takime me Mattarellën dhe Melon, mbështet sportistët shqiptarë në Lojërat Mesdhetare

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, ku ka shprehur mbështetjen e tij për ekipin e sportistëve shqiptarë. Ftesa për pjesëmarrje i është bërë nga Presidenti i Republikës së Italisë, Sergio Mattarella.

Gjatë vizitës së tij në Itali, Presidenti Begaj u prit nga homologu italian, Sergio Mattarella, si dhe nga Kryeministrja Giorgia Meloni. Pas takimeve zyrtare, Kreu i Shtetit shqiptar ndoqi nga tribuna ceremoninë madhështore të hapjes së këtij eventi sportiv të rëndësishëm.

Shqipëria përfaqësohet në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026” me një delegacion prej 71 sportistësh, të cilët konkurrojnë në 17 disiplina të ndryshme. Në mesin e tyre ka sportistë që kanë arritur rezultate të shquara në arenën evropiane dhe ndërkombëtare.

Ky edicion i Lojërave Mesdhetare ka një rëndësi të veçantë për Shqipërinë, pasi edicioni i ardhshëm i këtij aktiviteti do të mbahet në Shqipëri dhe Kosovë, me Kosovën si flamurmbajtëse.

Scroll to Top