Pesë ditë në det pa ushqim e ujë: Dy peshkatarë mbijetojnë duke përdorur një frigorifer si mjet lundrues pasi varka e tyre u mbyt.
Një operacion i vështirë kërkim-shpëtimi ka përfunduar me shpëtimin e dy peshkatarëve meksikanë, të cilët arritën të mbijetojnë për pesë ditë në det, pasi varka e tyre u fundos.
Dy burrat, 53 dhe 32 vjeç, ishin nisur nga fshati Paredon, në rajonin e Chiapas, me anijen e peshkimit të quajtur “Camaronera”. Ata kishin dalë në det për të peshkuar, por një ditë më vonë kontakti me ta u ndërpre dhe varka u mbyt.
Të mbetur në det të hapur, peshkatarët u përballën me mungesën e ushqimit dhe ujit. Për të qëndruar në sipërfaqe, ata përdorën një frigorifer portativ, i cili u shërbeu si mjet lundrues dhe u bë shpresa e tyre e vetme për mbijetesë.
