VIDEO/ Gjyshi nga Pogradeci priti gjashtë orë për të takuar Ramën: “Më lini ta përqafoj, më ka zgjidhur hallet”
Një gjysh nga Pogradeci ka pritur për rreth gjashtë orë jashtë rezidencës qeveritare, duke pritur përfundimin e një mbledhjeje të Partisë Socialiste me drejtuesit politikë të qarqeve.
I moshuari kishte ardhur për të takuar kryeministrin Edi Rama me qëllim që ta falënderonte personalisht për zgjidhjen e disa problematikave që i kishin prekur.
Në një intervistë për gazetarin Xhensil Shkëmbi, ai shpjegoi se shqetësimet e tij ishin adresuar dhe zgjidhur falë ndërhyrjes së kryetarit të Bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli.
“Për problemet që më ka paraqitur, janë ndjekur këtu dhe m’i ka zgjidhur Iliri. Do ta përqafoj edhe atë”, tha i moshuari, duke iu referuar kryeministrit.
I pyetur nëse do të qëndronte deri në përfundim të takimit, pavarësisht orarit të vonë, ai u shpreh i vendosur se do të priste.
“Kur të mbarojë, do ta përqafoj kështu, me kaq”, tha ai.
Kur gazetari e pyeti nëse qëllimi i tij ishte vetëm ta përqafonte kryeministrin, i moshuari u përgjigj shkurt: “Po, kaq. Do rri”.
Në fund, ai arriti të takonte kreun e ekzekutivit.
