Sulm në Ngushticën e Hormuzit: Goditet cisternë nafte

Goditet nga predha një tjetër cisternë nafte në afërsi të Ngushticës së Hormuzit

Një cisternë nafte është goditur nga një predhë e paidentifikuar pranë brigjeve të Omanit, në afërsi të Ngushticës së Hormuzit. Anija ka pësuar dëme në dhomën e motorit dhe si pasojë ka mbetur e paaftë për të lundruar. Të gjithë anëtarët e ekuipazhit raportohet se janë të sigurt.

Sipas të dhënave nga UKMTO (Zyra për Sigurinë Detare në Mbretërinë e Bashkuar), incidenti ndodhi rreth 9 milje detare në verilindje të Ash Shishah, në Oman.

Autoritetet nuk kanë bërë të ditur ende identitetin, flamurin apo pronësinë e cisternës. Po ashtu, mbetet e paqartë lloji dhe origjina e predhës që shkaktoi goditjen.

Goditja bëri që dhomën e motorit të pësojë dëmtime, duke imobilizuar plotësisht anijen. Deri tani nuk raportohet për viktima, ndërsa ndikimi i mundshëm mjedisor nga incidenti nuk dihet ende.

Autoritetet kanë nisur menjëherë hetimet për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorët e sulmit.

Ky incident i ri rrit shqetësimet për sigurinë e transportit detar në një nga korridoret më të rëndësishme energjetike në botë. Zona pranë Ash Shishah ndodhet në hyrje të Ngushticës së Hormuzit, përmes së cilës kalon një pjesë e konsiderueshme e tregtisë globale të naftës.

UKMTO u ka bërë thirrje anijeve që operojnë në këtë zonë të lundrojnë me kujdes dhe të raportojnë menjëherë çdo aktivitet të dyshimtë.

Deri në këtë fazë, askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin dhe autoritetet ende nuk kanë përcaktuar se nga është lëshuar predha.

Scroll to Top