Deputetët marrin shuma deri në 3 mijë euro shtesë mbi rrogën si dieta në Korrik
Në muajin Korrik, një pjesë e konsiderueshme e deputetëve të Shqipërisë kanë përfituar dieta me vlera që tejkalojnë pagën bazë të tyre. Sipas një dokumenti publikuar nga VNA, disa deputetë kanë marrë pagesa mbi 2 mijë euro, kryesisht për shpenzime karburanti, telefonie, si dhe dieta për udhëtime zyrtare jashtë vendit.
Interesante është vërejtja se në listën e 10 deputetëve me përfitimet më të larta nuk figuron ata që janë më aktivë në rrjetet sociale me denoncime apo në takime me elektoratin.
Një zë tjetër i shpenzimeve të Kuvendit përfshin pagesat për pjesëmarrjen në Komisionet Parlamentare dhe rimbursimet për qeratë banesash për ligjvënësit që nuk posedojnë banesë në Tiranë.
Më poshtë është lista e 10 deputetëve që arkëtuan shumat më të larta të përfitimeve shtesë (pa përfshirë pagën bazë) gjatë muajit Korrik, të konvertuara në euro:
- Antoneta Dhima: 2,812 €
- Elton Korreshi: 2,812 €
- Zamira Sinaj: 2,812 €
- Erjon Mile: 2,794 €
- Bledi Çomo: 2,794 €
- Ledina Alolli: 2,757 €
- Zegjine Çaushi: 2,738 €
- Ilirjan Pendavinji: 2,720 €
- Fadil Nasufi: 2,702 €
- Kiduina Zaka: 2,702 €
Përfitimet dytësore të deputetëve (pa përfshirë pagat bazë) vetëm për muajin Korrik kanë rezultuar në bilancin e mëposhtëm të shpenzimeve:
- Dieta për udhëtimet brenda vendit: 156,243 €
- Rimbursim për karburant: 49,512 €
- Rimbursim për shpenzime telefonie: 23,991 €
- Honorare për mbledhjet e komisioneve: 14,484 €
- Rimbursim për qira banese: 6,570 €
- Rimbursim faturë hoteli: 194 €
Në total, shpenzimet shtesë për deputetët gjatë muajit Korrik kanë arritur në 250,997 €. Paga bazë e deputetëve për të njëjtin periudhë ishte 290,000 €.
Prandaj, vetëm në muajin Korrik, deputetët kanë kushtuar për buxhetin e shtetit një shumë totale prej afërsisht 541 mijë euro.
