Rama: Protesta qytetare sfidë e vërtetë për qeverisjen

Edi Rama pas takimit me kabinetin qeveritar: Nuk kemi pasur kurrë një opozitë që të na sfidojë realisht, këtë e bëri vetëm protesta qytetare

Publikuar më 24.08.2026 nga Shek

POGRADEC – Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se protesta e qytetarëve, e cila nisi kundër investimit turistik në Zvërnec, i ka shërbyer qeverisë si një sfidë reale. Ai e konsideroi këtë protestë si një mundësi për përmirësimin e qeverisjes dhe të marrëdhënieve me qytetarët.

Nëpërmjet një videomesazhi në rrjetet sociale, pas mbledhjes së kabinetit qeveritar në Pogradec, Rama shprehu bindjen se si qytetarët shqiptarë, ashtu edhe qeveria e tyre do të dalin më të fortë nga kjo situatë. Ai pranoi se protesta qytetare, e cila po vazhdon prej 86 ditësh me kërkesën kryesore për dorëheqjen e tij, ka qenë e vetmja që ka sfiduar realisht këtë qeveri.

“Gjithçka ka ndodhur ka ndikuar në shtetin e ligjit të qeverisjes dhe në raportin e qytetarëve me qeverisjen. Megjithatë, nga kjo situatë do të dalin më të fortë qeveria dhe qytetarët, sepse qeverisja do të përmirësohet. Jo thjesht sepse duhet të përmirësohet, por ndryshe nuk ka kuptim të vazhdojë. Kjo që ka ndodhur ka qenë një dhuratë, pasi nuk kemi pasur një opozitë që të na sfidojë realisht; këtë e ka bërë protesta,” tha ai.

Scroll to Top