Një 19-vjeçar ka humbur jetën ditën e diel pasi hyri në kafazin e një luaneshe në një kopsht zoologjik në Brazil. Ngjarja ka ndodhur në João Pessoa, në Brazilin Veriperëndimor.
Në videon që është bërë virale në rrjetet sociale, shihet 19-vjeçari, Gerson de Melo Machado, duke hyrë në kafaz përmes një hapësire. Ai u ngjit në strukturat e sigurisë dhe më pas zbriti në tokë duke përdorur një trung palme.
Sapo luanesha e ka vënë re praninë e tij, ajo vrapoi drejt tij dhe e ka goditur në këmbë, duke e rrëzuar atë në tokë.
Mësohet se i riu dyshohet të ketë pasur probleme me shëndetin mendor dhe ka qenë nën trajtim për disa vite.
