Përmbytje masive në Nepal: të paktën 8 viktima

VIDEO/ Përmbytje masive në Nepal, të paktën 8 viktima. Dëme të mëdha në shumë zona, bllokohen rrugët

Nepali është goditur nga përmbytje të mëdha, të cilat kanë shkaktuar dëme në rrugë, ura dhe hidrocentrale, si edhe kanë ndërprerë furnizimin me energji elektrike në disa zona.

Sipas mediave të huaja, të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe disa fshatra janë përmbytur. Zyrtarët thanë se nivelet e larta të ujit kanë penguar uljen e helikopterëve në zonat e prekura të Nepalit, Siapru Besi dhe Timure, në sektorin malor Rasuëa, ku banojnë rreth 50,000 njerëz. Ata gjithashtu paralajmëruan për rrezikun e numrit më të madh të viktimave.

Një valë masive përmbytjesh nga ana tibetiane ka hyrë në lumin Bhote Koshi të Nepalit, duke shkaktuar alerte në të gjithë pellgun e lumit Trishuli. Kjo situ ka shkaktuar shqetësime edhe në Indi, ku pritet të ketë pasoja në shtetet si Bihar.

Scroll to Top