Aeroportet kryesore Europë: Stambolli i pari, Rinas në vendin e 61-të

Cilat janë aeroportet me më shumë fluturime në Europë; Rinasi ngjitet në vendin e 61-të

Aeroporti i Stambollit vijon të mbajë vendin e parë në Europë për numrin e fluturimeve tregtare. Në shtatë muajt e parë të vitit 2026, nga aeroporti kryesor i Stambollit u realizuan 306,595 fluturime. Të dhënat, sipas Eurostat dhe të përpunuara nga Monitor, tregojnë se pas Stambollit renditen:

  • Charles de Gaulle në Paris me 273,728 fluturime
  • Heathrow në Londër me 271,870 fluturime
  • Schiphol në Amsterdam me 271,418 fluturime
  • Madrid-Barajas me 255,607 fluturime

Në dhjetëshen e parë hyjnë gjithashtu:

  • Frankfurti me 250,150 fluturime
  • Barcelona me 211,898 fluturime
  • Roma Fiumicino me 185,519 fluturime
  • Mynihu me 173,615 fluturime
  • Athina me 157,672 fluturime

Këto shifra i referohen numrit të fluturimeve tregtare, jo numrit të pasagjerëve.

Riasi ngjitet me shpejtësi në renditjen europiane

Tirana International Airport (Rinas) regjistroi 44,972 fluturime në shtatë muajt e parë të vitit 2026, duke u renditur në vendin e 61-të në Europë. Rritja gjatë viteve të fundit ka qenë e shpejtë:

  • Në të njëjtën periudhë të vitit 2022, Rinasi kishte 20,283 fluturime.
  • Numri u rrit në 25,663 në 2023.
  • Pastaj në 38,587 në 2024.
  • Në shtatëmujorin e vitit 2025 numri mbeti thuajse i pandryshuar, në 38,575.
  • Në 2026 u rrit sërish me 16.6%.

Krahasuar me shtatëmujorin e vitit 2022, numri i fluturimeve në Rinas është rritur me rreth 122%, duke u dyfishuar brenda katër vitesh. Zgjerimi i aktivitetit e ka ngritur ndjeshëm aeroportin edhe në klasifikimin europian. Rinasi ishte rreth vendit të 97-të në vitin 2022, u ngjit në të 91-in në 2023, në të 70-in në 2024 dhe në shtatëmujorin e vitit 2026 ka avancuar në vendin e 61-të.

Tirana e dyta në Ballkanin Perëndimor, po i afrohet Beogradit

Në Ballkanin Perëndimor, aeroporti me numrin më të madh të fluturimeve mbetet Nikola Tesla i Beogradit, me 50,280 fluturime në shtatë muajt e parë të vitit 2026. Tirana vjen menjëherë pas tij me 44,972 fluturime. Diferenca mes dy aeroporteve është ngushtuar ndjeshëm:

  • Në vitin 2022, Beogradi regjistronte 33,067 fluturime në shtatë muaj, kundrejt 20,283 të Tiranës.
  • Deri në vitin 2026, fluturimet në Beograd janë rritur me rreth 52%, ndërsa në Tiranë me rreth 122%.
  • Në vitin 2022, Tirana kishte rreth 61% të numrit të fluturimeve të Beogradit. Në 2026, raporti ka arritur në afro 89%.

Riasi ka kaluar ndërkohë edhe disa aeroporte të rëndësishme të rajonit:

  • Sofje kishte 37,456 fluturime.
  • Selaniku 34,685.
  • Zagrebi 27,571.
  • Spliti 16,535.
  • Shkupi 14,405.
  • Dubrovniku 14,233.
  • Sarajeva 9,978.
  • Podgorica 9,809.

Për aeroportin e Prishtinës nuk ka të dhëna në databazën e përdorur të Eurostat. Ritmi i rritjes gjatë këtij viti është ndër më të lartët në rajon: fluturimet në Tiranë u shtuan me 16.6% krahasuar me janar-korrikun 2025, ndërsa Podgorica u rrit me 15.8%, Shkupi me 8.7% dhe Beogradi me 3.5%. Në të njëjtën periudhë, Zagrebi shënoi rënie me 2.7% dhe Sarajeva me 4.5%.

Scroll to Top